Rrahje brutale në parkingun e ‘HIB’ në Fushë Kosovë, shtetasit e Shqipërisë përgjakin njëri-tjetrin me mjete të forta

Kronikë e zezë

Rrahje brutale në parkingun e ‘HIB’ në Fushë Kosovë, shtetasit e Shqipërisë përgjakin njëri-tjetrin me mjete të forta

Më: 2 maj 2023 Në ora: 09:55
Ilustrim

Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete.

Në një përleshje brutale janë përfshirë orët e para të mëngjesit të djeshëm edhe dy shtetas të Shqipërisë në parkingun e pompës së derivateve ‘HIB Petrol’ në Fushë Kosovë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se të dyshuarit kanë sulmuar njëri-tjetrin me mjete të forta dhe si pasojë kanë marrë lëndime të rënda në kokë.

Dy të dyshuarit janë dërguar me urgjencë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë, e më pas njëri nga ta është transferuar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ku janë vërejtur njolla gjaku dhe janë gjetur e  sekuestruar tre shkopinj druri që dyshohet se janë përdorur gjatë përleshjes.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i rëndë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat