Vidhen para të gatshme në Graçanicë

Kronikë e zezë

Vidhen para të gatshme në Graçanicë

Më: 2 maj 2023 Në ora: 09:56
Foto ilustrim

Një vjedhje e rëndë raportohet se ka ndodhur të hënën në Graçanicë.

Policia njofton se një ankuese ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në objektin ku ajo punon dhe nga aty kanë vjedhur para të gatshme dhe pulla postare.

“Graçanicë 01.05.2023 – 04:50. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë depërtuar me forcë në objektin ku ajo punon dhe nga aty kanë vjedhur para të gatshme dhe pulla postare”, thuhet në raportin policor.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti është në procedurë hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat