Një person në Ferizaj lëndohet aksidentalisht nga zjarri, dërgohet në QKUK

Kronikë e zezë

Një person në Ferizaj lëndohet aksidentalisht nga zjarri, dërgohet në QKUK

Më: 2 maj 2023 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Një person është lënduar aksidentalisht nga zjarri të hënën në Ferizaj.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Ferizaj 01.05.2023 – 09:00. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore nga zjarri. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin policor.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke u marrë me rastin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat