Tejkaloi kufizimin e shpejtësisë, policia dënon ferizajasin dhe i merr për gjashtë muaj patent shoferin

Kronikë e zezë

Tejkaloi kufizimin e shpejtësisë, policia dënon ferizajasin dhe i merr për gjashtë muaj patent shoferin

Më: 3 maj 2023 Në ora: 08:44
Policia

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, dje rreth orës 13:49 në rrugën ‘’Driton Islami’’ në Ferizaj ka ndaluar shoferin A.M i moshës 26 vjeçar, i cili me veturë shkaktoi kundërvajtje në komunikacion “tejkalim të shpejtësisë”, ku në zonën e kufizimit 50 km/h, zhvilloi shpejtësi 98 km/h.

Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit shqiptoi një gjobë prej 300 eurosh, 3 pikë negative dhe gjashtë muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

Shoferi në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.

Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

“Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406” thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat