Policia shkon për të intervenuar në një rast të vjedhjes në Malishevë, has në tre të dyshuar – njëri prej tyre gjuan me armë

Kronikë e zezë

Policia shkon për të intervenuar në një rast të vjedhjes në Malishevë, has në tre të dyshuar – njëri prej tyre gjuan me armë

Më: 3 maj 2023 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Njësi policore i janë përgjigjur të martën thirrjes për një rast vjedhje e rëndë në fshatin Mirushë të Malishevës.

Policia njofton se njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kërkimit të të dyshuarve, ka takuar tre persona ku pasi u është dhënë urdhri për ndalim, njëri nga të dyshuarit në afërsi prej rreth 15 metra ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë.

Po ashtu edhe zyrtarët policorë i janë kundër përgjigjur duke shtënë në drejtim të tyre.

Të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar, është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policor.

Rasti është iniciuar si Vjedhje e rëndë dhe Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat