Aktakuzë ndaj një personi për blerje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve

Kronikë e zezë

Aktakuzë ndaj një personi për blerje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve

Më: 3 maj 2023 Në ora: 11:14
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës ka informuar se ngritur sot aktakuzë , aktakuzë kundër një personi, me inicialet B.K për dy vepra penale.

Siç ka informuar Prokuroria, i pandehuri B.K. akuzohet për veprat penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge në vazhdim’’, Lidhur me veprën penale ‘’Shpëlarja e parave’’.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special, aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet B.K.

Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri B.K. akuzohet për veprat penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge në vazhdim’’  nga neni 267 paragrafi 3 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.9  lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Lidhur me veprën penale ‘’Shpëlarja e parave’’ nga neni 302 të KPRK lidhur me nenin 56 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat