Aksident në Podujevë, gjashtë të lënduarit u dërguan në QKUK

Kronikë e zezë

Aksident në Podujevë, gjashtë të lënduarit u dërguan në QKUK

Më: 4 maj 2023 Në ora: 09:09
Foto ilustrim

Gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të mërkurën mbrëma në fshatin Bajqinë të Podujevës.

Në mesin e të lënduarve, janë edhe dy ngasësit e automjeteve të përfshir.

Njëri prej të cilëve është i moshës së mitur.

Siç njofton raporti 24 orësh i policisë, personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat