Arresohet një burrë në Gjakovë, i gjenden pesë qese të mbushura me mariuhanë

Kronikë e zezë

Arresohet një burrë në Gjakovë, i gjenden pesë qese të mbushura me mariuhanë

Më: 4 maj 2023 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Policia ka njoftuar se është arrestuar një burrë në Gjakovë pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar pesë qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 5.85 gram.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:30.

Me urdhër të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Raporti i plotë:

“Rr. Tefta Tashko, Gjakovë 03.05.2023-16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 5 (pesë) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 5.85 gram. Me urdhër verbal të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuari mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat