Dy raste të falsifikimit të parave brenda 24 orëve në Kosovë

Kronikë e zezë

Dy raste të falsifikimit të parave brenda 24 orëve në Kosovë

Më: 4 maj 2023 Në ora: 10:45
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Kosovë, janë raportuar dy raste të falsifikimit të parave.

Siç thuhet në raportin 24-orësh të policisë, rastet kanë ndodhur në Ferizaj dhe në Fushë Kosovë.

Në Ferizaj, janë arrestuar dy burra pasi dyshohen për falsifikim të parave para një muaji.

“Fsh. Rakaj, Ferizaj  13.04.2023-17:30. Në lidhje me rastin, me datë 03.05.2023 janë arrestuar dhe intervistuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Po ashtu një rast tjetër i falsifikimit të parave ëshët raportuar edhe në Fushë Kosovë. Punonjësa e bankës ka raportuar se gjatë numrit të parave kanë hasur në dy kartëmonedha të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

“Fushë Kosovë 16.04.2023-NN. Më datë 03.05.2023 ankuesja femër kosovare punëtore në një bankë, ka raportuar se gjatë numërimit të parave kanë hasur në dy kartëmonedha ( 100€ dhe 50€) që dyshohet të jenë të falsifikuara. Kartëmonedhat e dyshuara janë konfiskuar”, thekson raporti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat