Burri rrah një burrë dhe një grua në familje, arrestohet

Kronikë e zezë

Burri rrah një burrë dhe një grua në familje, arrestohet

Më: 5 maj 2023 Në ora: 10:05
Ilustrim

Një burrë është arrestuar pasi i ka rrahur dy pjesëtarë të familjes, një burrë dhe një grua.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në Pejë derisa është cilësuar si dhunë në familje.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dy viktimat një mashkull kosovar dhe një femër kosovare. Lidhur me rastin i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatën e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat