​Tentoi ta grabiste “FINCA”-n dhe lëndoi punëtorin e sigurimit, arrestohet

Kronikë e zezë

​Tentoi ta grabiste “FINCA”-n dhe lëndoi punëtorin e sigurimit, arrestohet

Më: 5 maj 2023 Në ora: 12:43
Foto ilustrim

Një person i dyshuar me iniciale D.G është arrestuar pasi ditë më parë i veshur me rroba sportive të zeza ,me maskë në fytyrë dhe me pistoletë në dorë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, hyn në objektin mikrofinanciar “FINCA”, ku konfrontohet me punëtorin e sigurimit të atyshëm të cilit i shkakton lëndim në kokë.

Sipas Policisë, më datë 03.05.2023 rreth orës 16:04, në Stacionin Policor Prizren, raportohet për rast “Grabitja në Tenative në rrugën “Ahmet Prishtina”.

“Informatës së dhënë në vendin e ngjarjes i përgjigjen zyrtare policor të njësive relevante - patrulluese dhe ato të hetimeve rajonale. I dyshuari i rastit i veshur me rroba sportive të zeza, me maskë në fytyrë dhe me pistoletë në dorë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, hyn në objektin mikrofinanciar “FINCA”, ku konfrontohet me punëtorin e sigurimit të atyshëm të cilit i shkakton lëndim në kokë. Përpjekja e të dyshuarit për të kryer “ Grabitja”, ngel e papërfunduar. I dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Janë ndërmarrë veprime të duhura hetimore, në vendngjarje është gjetur një qelës i veturës së të dyshuarit e më pas edhe vetura të cilën i njëjti e ka pasur në përdorim WV Passat ,ngjyrë e zezë, e cila me urdhër të Prokurorit është sekuestruar. Është identifikuar i dyshuari D.G në shtëpinë e të cilit me urdhër të Prokurorit, është kryerje kontroll (bastisje). Më date 04.05.2023 rreth orës 21:50 i dyshuari është lokalizuar dhe është arrestuar. I njëjti intervistohet në prezence të avokat mbrojtës .Të dyshuarit i është gjetur në posedim një armë zjarri – pistoletë e cila sekuestrohet”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, është iniciuar rast i klasifikuar si vepër penale “Grabitja në Tentative”, ndërsa me aktvendim me shkrim të Prokuror i Shtetit, të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat