Arrestohet deçanasi, gjatë kontrolleve te mjeku iu gjet marihuanë e brisk

Kronikë e zezë

Arrestohet deçanasi, gjatë kontrolleve te mjeku iu gjet marihuanë e brisk

Më: 6 maj 2023 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Është arrestuar një person pasi i njëjti kishte shkuar për të kërkuar ndihmë në QKMF-në në Deçan.

Kjo pasi, mjekët kanë raportuar se i njëjti kishte sjellje agresive.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit, janë gjetur e konfiskuar 5.4 gramë marihuanë dhe një brisk.

“Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat