“Pse po i bie borisë?”, kështu nisi përleshja mes disa personave në Prishtinë

Kronikë e zezë

“Pse po i bie borisë?”, kështu nisi përleshja mes disa personave në Prishtinë

Më: 6 maj 2023 Në ora: 16:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gazeta të shtunën ka raportuar për një rrahje në rrugën B në Prishtinë.

Gazeta ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, nga ku shiheshin disa persona të përfshirë në këtë përleshje.

Krejt ky ‘sherr’, gazeta mëson se ndodhi për shkak të borisë së veturës.

Zhurma e krijuar në kaosin e trafikut duket se ka bezdisur njërin vozitës dhe i njëjti ka filluar përleshjen.

Fillimisht ata u shanë e ofenduan dhe më pas kaluan në konfrontim fizik.

Njëri nga të përfshirët në rrahje ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Policia si dhe ambulanca kishin arritur në vendin e ngjarjes nga ku mësohet se kishte edhe të arrestuar.

Edhe pse gazeta ka dërguar pyetje në policinë e Kosovës, deri tani nuk është pranuar asnjë informacion shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat