Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia gjen shtatë gëzhoja në vendngjarje

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia gjen shtatë gëzhoja në vendngjarje

Më: 7 maj 2023 Në ora: 12:42
Foto ilustrim

Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve të cilët ka rast kur mund t’u rrezikohet jeta si pasojë e plumbave qorr.

Disa të shtëna me armë janë dëgjuar edhe dje në rrugën ‘Qamil Batalli’ në Prishtinë, gjë që aktivizoi Policinë për të dalë në vendin e ngjarjes.

Media mëson se njësitë policore kanë dalë më vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar shtatë gëzhoja që dyshohet të jenë të armës që u përdor në rast.

Pas veprimeve hetimore është arritur që të identifikohet personi i dyshuar dhe në koordinim me Prokurorinë, Policia ka kryer bastisje në shtëpinë e tij.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe sekuestruar një shufër metalike dhe disa fishekë të pushkës automatike.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, ndërsa i dyshuari ende s’është intervistuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat