Armë, boks hekuri: Policia jep detaje për rrahjen ku u arrestuan nëntë persona në Prizren

Kronikë e zezë

Armë, boks hekuri: Policia jep detaje për rrahjen ku u arrestuan nëntë persona në Prizren

Më: 8 maj 2023 Në ora: 10:10
Foto ilustrim

Policia e Kosovë ka dhënë detaje për rrahjen masive ku mbeti një i plagosur dhe disa të tjerë të lënduar në Prizren.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së. Të përfshirë në ngjarje nëntë persona të cilët janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy fishekë, dy thika, një shufër metalike dhe një boks hekuri.”

Njoftimi i plotë:

Vrasje në tentativë

Prizren 07.05.2023 - 01:16. Një mashkull kosovar ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit dhe disa të tjerë janë lënduar gjatë një përleshje që ka ndodhur midis disa personave. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy fishekë, dy thika, një shufër metalike dhe një boks hekuri. Të lënduarve u është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i plagosuri është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK. Me vendim të prokurorit nëntë të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat