Dy persona të lënduar nga një vetaksident në rrugën Prishtinë – Ferizaj

Kronikë e zezë

Dy persona të lënduar nga një vetaksident në rrugën Prishtinë – Ferizaj

Më: 8 maj 2023 Në ora: 12:45
Pamje nga aksidenti

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën Prishtinë – Ferizaj.

Personat e lënduar nga plagët e marra janë dërguar për trajtimi mjekësor, kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.

“Sot rreth orës 11:30, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat