Malishevë: 47-vjeçari bashkë me gruan dhe djalin ushtrojnë dhunë ndaj babait 81-vjeçar, përfundojnë në Polici

Kronikë e zezë

Malishevë: 47-vjeçari bashkë me gruan dhe djalin ushtrojnë dhunë ndaj babait 81-vjeçar, përfundojnë në Polici

Më: 9 maj 2023 Në ora: 09:25
Ilustrim

Nuk janë të pakta rastet në Kosovë, kur viktima të dhunës në familje janë prindërit të cilët përjetojnë nga fëmijët e tyre dhunë psikike e fizike.

Nënat e baballarët detyrohen të largohen nga shtëpitë, në shumë raste edhe me forcë, si pasojë e telasheve. 4Një rast i tillë dhe mjaft i rëndë ka ndodhur së fundi në Malishevë..

Në një familje në fshatin Tërpezë të kësaj komune, djali bashkë me nusen e tij dhe të birin e tyre dyshohet se kanë keqtrajtuar babain e moshuar.

Rastin në Polici e ka denoncuar 81-vjeçari, i cili ka deklaruar se djali ka ushtruar dhunë psikike ndaj tij, bashkë me nusen e nipin, duke i shkaktuar shqetësim të madh. Presioni ndaj tij dyshohet se ka qenë i vazhdueshëm pasi ata jetojnë në të njëjtën shtëpi.

Si rezultat i denoncimit të rastit, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin, duke e mohuar se kanë ushtruar dhunë ndaj viktimës.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat