Arrestohen dy persona në Zveçan, po tentonin të bllokonin objektin e Komunës

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Zveçan, po tentonin të bllokonin objektin e Komunës

Më: 9 maj 2023 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Zveçan, pasi të njëjtit mbrëmë pas mesnatës po saldonin hekura në objektin e Komunës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se me këtë rast kanë sekuestruar edhe një veturë.

“Kemi marrë informacionin që diku pas orës 1 pas mesnatës, dy persona kanë nisur të saldonin hekura në objektin e Komunës në Zveçan. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, i ka arrestuar dy persona dhe ka sekuestruar një automjet”, ka thënë ai.

Ditë më parë strukturat paralele ilegale kanë rrethuar hyrjen kryesore në objektin e Komunës në Zubin Potok, duke vendosur rrethoja prej hekuri.

Ndryshe, ditë më parë eksperti i sigurisë dhe drejtori i institutit OCTOPUS, Agim Musliu, ka thënë se sipas të dhënave që ka marrë ky institut nga opozita serbe në Beograd, presidenti serb Aleksandar Vuçiqi ka urdhëruar Milan Radoiçiqin që të fillojë rebelimin e serbëve në komunat veriore të Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat