Nëna në Gjakovë la pa përkujdesje fëmijën që po kërkonte lëmoshë, Policia jep detaje

Kronikë e zezë

Nëna në Gjakovë la pa përkujdesje fëmijën që po kërkonte lëmoshë, Policia jep detaje

Më: 10 maj 2023 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Një grua është arrestuar dje në Gjakovë, pasi ka lënë pa përkujdesje fëmijën i cili ishte duke kërkuar lëmoshë.

E dyshuara pas intervistimit, është liruar dhe rasti është proceduar në procedurë të rregult.

“KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËS – Gjakovë 09.05.2023 – 19:45. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi qe ka lënë pa përkujdesje fëmiun i cili ishte duke kërkuar lëmoshë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit e dyshuara të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat