Arrestohet një person dhe sekuestrohen dy armë dhe municion në Gjakovë

Kronikë e zezë

Arrestohet një person dhe sekuestrohen dy armë dhe municion në Gjakovë

Më: 10 maj 2023 Në ora: 14:43
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi posedonte armë dhe municion në fshatin Madanaj në Gjakovë.

Kjo është e bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e informimit e Policisë së Kosoëvs për rajonin e Gjakovës.

Sipas njoftimit, arrestimi i personit me inicialet Gj.Gj u bë pasi njësitet patrulluese në kuadër të stacionit Policor të Gjakovës, derisa ishin duke hetuar dhe trajtuar një rast lidhur me një kontest pronësor në fshatin Madanaj-Gjakovë, rreth orës 11:15 kanë arritur të sigurojnë informacion se i dyshuari  Gj. Gj., (mashkull, lindur në vitin 1978, shtetas i Republikës së Kosovës,) kishte në posedim armë.

“Ama dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit, është ndalur në mbajtje për 48 orë, si dhe ndaj tij është iniciuar rast ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ ”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat