Kontrabandë në Leposaviq, policia konfiskon një sasi të cigareve

Kronikë e zezë

Kontrabandë në Leposaviq, policia konfiskon një sasi të cigareve

Më: 11 maj 2023 Në ora: 10:13
Pamje nga vendi i ngjarjes

Njësitë policore kanë ndaluar një veturë të cilën e drejtonte një person i dyshuar, pasi i njëjti kishte tentuar që të kalonte vijën kufitare përmes rrugëve dytësore.

“Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:30 në fshatin Bistricë në Leposaviq”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas njoftimit gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e cigareve të cilat ishin të kontrabanduara.

"Me vendim të prokurorit malli i kontrabanduar i është dorëzuar njësisë së doganave, kurse i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat