Kërkoi telefon me vlerë prej 700 eurosh në Pejë, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Kërkoi telefon me vlerë prej 700 eurosh në Pejë, arrestohet i dyshuari

Më: 11 maj 2023 Në ora: 10:50
Foto ilustrim

Të mërkurën, stacioni policor në Pejë ёshtё informuar nga ankuesi se i dyshuari ka hyrë në një lokal “mobil shop” nё Pejё dhe nёn detyrim ka kërkuar nga ankuesi njё telefon nё vlerё 700 eurosh ose para tё gatshme.

Sipas Policisë, ankuesi ia ka dhёnё tё dyshuarit njё telefon mobil Samsung, pas marrjёs sё telefonit i dyshuari ёshtё larguar nga lokali.

“Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, me datё 10.05.2023, ёshtё identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i cili dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Detyrim’, ndёrsa ankuesit i ёshtё kthyer telefoni i cili ёshtё marrë nga i dyshuari”.

Pas intervistimit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat