Policia parandalon kontrabandën me mallra për në Serbi

Kronikë e zezë

Policia parandalon kontrabandën me mallra për në Serbi

Më: 11 maj 2023 Në ora: 15:05
Vetura dhe mallrat qe kontraboheshin

Me datën 10.05.2023, rreth orës 20:30, Policia Kufitare e Kosovës me njësitet e saj gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në menaxhimin dhe kontrollin e kufirit shtetror në patrullim e sipër, përgjatë  Sharpelit dhe Bistricës (rrugë e cila të dërgon në Serbi përmes rrugës alternative) kanë vërejtur një automjet VW Passat duke tentuar të kalojë nga Bistrica (Republika e Kosovës) për në fshatin Mure (Serbi), të cilin edhe e kanë ndaluar për verifikim dhe kontroll.

I dyshuari me automjetin e lartcekur (VW) transportonte ngarkesë me pako të duhanit.

Lidhur me rastin janë njoftuar autoritetet doganore dhe me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti për ”Kalim të pa autoroziuar të kufirit dhe kontrabandë me mallra”.

Malli i gjetur (pakot me duhan) me urdhër të prokurorit dërgohet në terminalin doganorë për procedura tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat