Vrasje në tentativë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Vrasje në tentativë në Prishtinë

Më: 12 maj 2023 Në ora: 09:49
Policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuar për një rast të shtënave me armë zjarri në Prishtinë.

Sipas raportit 24 orësh, dy persona të dyshuar të maskuar kanë shtënë me armë zjarri afër shtëpisë së ankuesit.

Lidhur me rastin njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një fishekë.

“VRASJE NË TENTATIVË Prishtinë 11.05.2023-22:05. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se dy persona të maskuar kanë shtënë me armë zjarri afër shtëpisë se tij. Lidhur me rastin njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një fishekë. Nuk raportohet për të lënduar, rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat