Tejkalim në vijë të plotë dhe në kolonë, gjobiten dy shoferë në Ferizaj

Kronikë e zezë

Tejkalim në vijë të plotë dhe në kolonë, gjobiten dy shoferë në Ferizaj

Më: 12 maj 2023 Në ora: 11:47
Ilustrim

Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur dy shoferë pasi të njëjtit janë raportuar nga qytetarët për kundërvajtje në komunikacion rrugor.

Të dyja rastet qytetarët i kanë raportuar përmes videove.

Policia Rajonale e Ferizajt  me datën 09.05.2023 ka pranuar një informacion ( video sekuencë), nga një qytetar për një person që ka shkaktuar kundërvajtje në komunikacion , duke bërë tejkalimin në vijë të plotë në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik ,  afër qendrës ‘Milenium Resort’ .

“Në lidhje me këtë policia i ka marr veprimet e nevojshme, ka identifikuar shoferen F.K e moshës 51-vjeçare, të cilën e ka ftuar në Njësinë Rajonale të Komunikacionit të Ferizajt dhe ajo në tërësi e ka pranuar kundërvajtjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor 150 euro, 2 pikë negative dhe tre (3) muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit”.

Ndërsa me datën 11.05.2023 policia ka pranuar një tjetër informacion ( video sekuencë), nga një qytetar për një person që ka shkaktuar kundërvajtje në komunikacion , duke bërë tejkalimin e kolonës së automjeteve në rrugën ‘’Bedri Asllani’’ në Ferizaj.

“Në lidhje me këtë policia i ka marr veprimet e nevojshme, ka identifikuar personin R.B (M/K) i moshës 21 vjeçar, të cilin e ka ftuar në Njësinë Rajonale të Komunikacionit të Ferizajt dhe ai në tërësi e ka pranuar kundërvajtjen e shkaktuar dhe që nuk e kishte të fituar të drejtën për ngasje (pa patentë shoferi) . Ndaj tij policia inicioi fletëparaqitje kundërvajtëse për gjykatë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat