Arrestohet i mituri i komunitetit rom për vjedhje në një shkollë në Kamenicë

Kronikë e zezë

Arrestohet i mituri i komunitetit rom për vjedhje në një shkollë në Kamenicë

Më: 12 maj 2023 Në ora: 15:17
Policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të mitur i komunitetit rom për vjedhje të rëndë dhe dëmtim të pronës.

Sipas policisë me 11 maj 2023, rreth orës 17:00, Stacioni Policor Kamenicë është njoftuar se në ambulancën e mjekësisë familjare në Kamenicë dega në fshatin Bosce nga persona të pa njohur është dëmtuar dera e kësaj ambulante.

Në këtë rast përveç dëmeve materiale ishin vjedhur edhe disa gjësende të imta.

Po të njëjtën ditë, sipas njoftimit të policisë, drejtoresha e shkollës në fshatin Bosce ka njoftuar se të dyshuar të pa njohur kishin depërtuar brenda shkollës ku dyshohet se kanë ndezur bombolën e gazit në të cilën kishin djegur disa materiale të mëndafshta (perde) dhe zjarri nuk ishte shpërndarë.

“Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Kamenicë si rezultat i një pune të shpejtë hetimore, mirë të organizuar operacionale, sot me datën 12.05.2023 ka arrestuar një të dyshuar të mitur (viti i lindjes 2009, mashkull kosovar rom) i cili është intervistuar në bazë të procedurave ligjore”, thuhet në njoftim të policisë.

Nga prokurori i shteti rasti është cilësuar “Vjedhje e rëndë’’ dhe “Dëmtim i pronës’’, rast i cili do të procedohet në prokurorinë themelore, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat