Aktakuzë ndaj një personi për blerje, posedim dhe shitje të narkotikëve

Kronikë e zezë

Aktakuzë ndaj një personi për blerje, posedim dhe shitje të narkotikëve

Më: 12 maj 2023 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës ka informuar sot se ka ngritur aktakuzë ndaj një personi, me inicialet Z.K., për veprën penale “Blerje, posedim dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se ndaj të pandehurit Z.K., ka ngritur aktakuzë me dyshimin e bazuar se në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje edhe me të pandehurit tjerë, tashmë të dënuar Xh.S., B.S., A.N., G.K., J.B., F.B., F.B., H.B., dhe D.S., kanë vepruar si grup me qëllim që pa autorizim të shpërndajnë, shesin, transportojnë, ndërmjetësojnë në shitje, duke dërguar në transit substanca narkotike të shpallur me ligj si substanca të ndaluara, respektivisht substancë narkotike të llojit “marihuanë” në sasi të konsiderueshme.

Me këto veprime, sipas prokurorisë, i pandehuri Z.K. ka kryer veprën penale në bashkëkryerje edhe me të pandehurit tjerë si të cekur më lartë, në vazhdimësi ‘’Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.

“Meqenëse i akuzuari Z.K., deri në momentin e ngritjes së aktakuzës ndodhet në arrati, Prokuroria e ka njoftuar Gjykatën se ka shterur të gjitha përpjekjet për ta gjetur të pandehurin, rrjedhimisht është plotësuar kushti sipas nenit 234 paragrafin 2 të KPP, që aktakuza të ngritet edhe pa marrjen e deklaratës nga i pandehuri në procedurë paraprake.”, është bërë e ditur në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat