Në një pompë derivatesh në Vushtrri hasen shkelje, kishte shmangie të sasisë

Kronikë e zezë

Në një pompë derivatesh në Vushtrri hasen shkelje, kishte shmangie të sasisë

Më: 12 maj 2023 Në ora: 18:06
Foto ilustrim

Agjencia e Metrologjisë bashkë me Krimet Ekonomike kanë zhvilluar sot një aksion në një pikë karburanti në Vushtri, ku janë hasur disa shkelje.

Sipas Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në tri dorezat e shpërndarësit të derivateve ka pasur shmangie të konsiderueshme të sasisë.

“Pas verifikimit të katër dorezave të produkteve të naftës, është konstatuar se ka pasur shkelje si në vijim: Këputje të bllombës zyrtare, tek doreza ( 2A) të mjetit matës, i cili është vënë në funksion të keqpërdorimit, nga operatori ekonomik”, thuhet në njoftim.

Më tej, bëhet e ditur se rasti do të vazhdojë përmes organeve kompetente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat