Vushtrriasi ngacmon me fjalë banale 19-vjeçaren në mes të qytetit, ajo kërkon ndihmën e Policisë

Kronikë e zezë

Vushtrriasi ngacmon me fjalë banale 19-vjeçaren në mes të qytetit, ajo kërkon ndihmën e Policisë

Më: 14 maj 2023 Në ora: 07:33
Foto ilustrim

Ecja nëpër rrugët e qyteteve të Kosovës është shndërruar në sport ekstrem për vajzat dhe gratë. Kjo për shkak të mungesës së sigurisë pasi që ato gjatë kohës që lëvizin vetëm nëpër qytete, vazhdimisht hasin në persona të dyshimtë të cilët i ngacmojnë ato.

Me një situatë të tillë është përballur edhe një vajzë e re në Vushtrri, e cila në sheshin ‘Hasan Prishtina’ është përndjekur nga një person.

Mësohet se gjatë ditës së djeshme, derisa ishte duke ecur, 22-vjeçari i ka shkuar nga mbrapa duke e ngacmuar me fjalë banale. I riu madje kishte nisur të zhvishet në pjesën e sipërme të trupit e më pas ka ikur.

19-vjeçarja ka denoncuar rastin në Polici, ku ka bërë me dije se kjo është hera e tretë që ngacmohet nga i njëjti person.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, ai do të hetohet në liri për veprën penale ‘Ngacmim’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat