Shqetësoi dhe ngacmoi vazhdimisht një grua, arrestohet suharekasi

Kronikë e zezë

Shqetësoi dhe ngacmoi vazhdimisht një grua, arrestohet suharekasi

Më: 14 maj 2023 Në ora: 09:09
Suharekë

Një person është arrestuar dje në Suharekë.

Ai dyshohet se e ka shqetësuar dhe ngacmuar në vazhdimësi një grua përmes mesazheve në telefon.

“NGACMIM- Suharekë 13.05.2023 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare, të cilën ishte duke shqetësuar e ngacmuar në vazhdimësi përmes mesazheve telefonike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti duke u hetuar.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat