Zhduket një person nga Shtërpca

Kronikë e zezë

Zhduket një person nga Shtërpca

Më: 14 maj 2023 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Të premten një person nga fshati Biti e Epërme e komunës së Shtërpcës ka dalë nga shtëpia dhe më nuk dihet për vendndodhjen e tij.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, njofton Klan Kosova.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në kohen e cekur ka dalë nga shtëpia viktima mashkull kosovar (familjar i tij) dhe nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat