Detaje nga aksidenti me fatalitet në Kaçanik

Kronikë e zezë

Detaje nga aksidenti me fatalitet në Kaçanik

Më: 14 maj 2023 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të shtunën në Kaçanik.

“Një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një femër kosovare si pasoj e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës ka dal nga rruga dhe është përplasur në anësoret e rrugës.

Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse ka pësuar një mashkull kosovar - pasagjer në veturë.”, ka informuar Policia.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat