Një 30 vjeçar gjendet i vdekur në hollin e një hoteli në Prishtinë

Kronikë e zezë

Një 30 vjeçar gjendet i vdekur në hollin e një hoteli në Prishtinë

Më: 14 maj 2023 Në ora: 16:13
Foto ilustrim

Një 30 vjeçar është gjetur pa shenja jete në hoteli në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 06:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Kështu tha për Klankosova Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se rasti po cilësohet si “Vdekje e dyshimtë”.

“Aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat