Gjobë ndaj shoferit për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Kronikë e zezë

Gjobë ndaj shoferit për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Më: 14 maj 2023 Në ora: 19:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, në rrugën "Driton Islami" në Ferizaj ka ndaluar shoferin B.M (M/K) i moshës 19 vjeçar i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 117 km/h.

Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 500 euro, 5 pikë negative dhe një ( 1 ) vit masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë shenjat e komunikacionit.

Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat