​Aksident në rrugën “C” në Prishtinë, përfshihen pesë vetura dhe dy këmbësor

Kronikë e zezë

​Aksident në rrugën “C” në Prishtinë, përfshihen pesë vetura dhe dy këmbësor

Më: 14 maj 2023 Në ora: 23:34
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur në orën 21:00, në rrugën "C", në Prishtinë, ku si pasojë lëndime trupore kanë pësuar tre persona.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i ka thënë se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy këmbësorë dhe 5 automjete; tri automjete kanë qenë në lëvizje dhe dy të tjera të parkuara.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale.

Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat