Dhunimi i 13-vjeçares në Ferizaj, kërkohet caktimi i paraburgimit ndaj të dyshuarit

Kronikë e zezë

Dhunimi i 13-vjeçares në Ferizaj, kërkohet caktimi i paraburgimit ndaj të dyshuarit

Më: 15 maj 2023 Në ora: 12:24
Ilustrim

Gazeta ka raportuar të shtunën për një rast të dhunimit që dyshohet të ketë ndodhur në njërin nga motelet në Ferizaj, ku një vajzë e mitur dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një person të moshës madhore. I dyshuari, 21-vjeçar, ka krijuar raport intim me vajzën 13-vjeçare, rast ky që u zbulua nga një familjar i viktimës.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që është arrestuar lidhur me këtë rast është Erlind Mjaku, i cili po dyshohet se e ka keqpërdorur seksualisht të miturën, me të cilën kanë shkuar në një motel në fshatin Muhoc, ku kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Ndaj tij, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

“Ju njoftojmë se për rastin në fjalë, me urdhër të prokurorit, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për veprën penale të lartëcekur”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Vjosa Baftiu.

Të gjithë ngjarjen e trishtë e ka diktuar fillimisht daja i viktimës, i cili kishte marrë vesh se e mitura ka krijuar kontakte me një person dhe i njëjti ka denoncuar rastin në Polici.

Palët janë shoqëruar në stacion policor ku kanë dhënë dëshmitë e tyre dhe gjatë intervistimit, 21-vjeçari ka mohuar të ketë kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.

Kujtojmë se rastet e tilla kanë marrë përmasa shqetësuese dhe në shumicën prej tyre viktima janë vajzat e mitura, të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona të rritur, të cilët përkundër që dinë moshën e tyre të re dhe të ndjeshme, krijojnë raporte intime me to.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat