Një person me të meta psikike dhunon një të mitur në Ferizaj

Kronikë e zezë

Një person me të meta psikike dhunon një të mitur në Ferizaj

Më: 16 maj 2023 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Ferizaj, i cili dyshohet se ka dhunuar një mashkull të mitur.

Siç njofton Policia, i dyshuari është me të meta psikike.

Rasti ka ndodhur më 12 maj, rreth orës 18:40.

“Më datë 15.05.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me të meta psikike, pasi që dyshohet se i njëjti ka dhunuar viktimën mashkull kosovar i mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat