Prizrenasi i kërcënon me armë katër nipat e tij, policia zbardh arsyen

Kronikë e zezë

Prizrenasi i kërcënon me armë katër nipat e tij, policia zbardh arsyen

Më: 16 maj 2023 Në ora: 09:04
Prizren

Katër meshkuj kosovarë, në Prizren kanë lajmëruar policinë se janë kanosur me armë zjarri nga axha i tyre i dyshuari kosovar.

Sipas viktimave, incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që kanë me të dyshuarin rreth një kontesti pronësor.

“Prizren 15.05.2023-09:50. Katër meshkuj kosovarë, kanë lajmëruar policinë se janë kanosur me armë zjarri nga axha i tyre i dyshuari kosovar. Sipas viktimave, incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që kanë me të dyshuarin rreth një kontesti pronësor.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, 46 fishekë dhe një pushkë ajrore për të cilat i dyshuari kishte leje. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat