Zhduket një e mitur në Klinë, prej të shtunës familja nuk di gjë për fatin e saj

Kronikë e zezë

Zhduket një e mitur në Klinë, prej të shtunës familja nuk di gjë për fatin e saj

Më: 16 maj 2023 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Një e mitur është raportuar e zhdukur të hënën në Klinë.

Sipas policisë, familja nuk di gjë për fatin e saj që nga e shtuna.

“Ankuesja femër shqiptare, shtetase e Shqipërisë, ka njoftuar policinë se motra e saj e mitur, ka dalë nga shtëpia ku jeton dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat