E rrahu të fejuarën, arrestohet një person në Ferizaj

Kronikë e zezë

E rrahu të fejuarën, arrestohet një person në Ferizaj

Më: 16 maj 2023 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Një person është arrestuar të hënën rreth mesnatës në Ferizaj, pasi dyshohet se e ka rrahur të fejuarën e vet.

Sipas policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga i fejuari i saj i dyshuari kosovar. Viktima ka pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat