Dalin detaje për vdekjen e gruas në Shtime: Dyshohet se u ngulfat nga ushqimi

Kronikë e zezë

Dalin detaje për vdekjen e gruas në Shtime: Dyshohet se u ngulfat nga ushqimi

Më: 16 maj 2023 Në ora: 10:44
Foto ilustrim

Një grua ka vdekur të hënën mbrëma në Shtime.

Rasti ka ndodhur të hënën mbrëma në Shtëpinë e të Moshuarve me Aftësi të Kufizuara.

Kështu tha Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.

Veseli tha se dyshohet se viktima ishte ngulfatur nga ushqimi.

Ai theksoi se rasti është cilësuar “Hetim mbi vdekjen”.

“Me datën 15.05.2023 rreth orës 19:30 , policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se një person D.S ( F/K) e moshës 21 vjeçare paciente nga “Shtëpia e fëmijëve ” në Shtime, për ndihmë mjekësore fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime dhe më pas me autoambulancë është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku nga mjekët është konfirmuar vdekja e saj”, tha Veseli.

“Hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar i kanë nisur hetimet. Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat