Paraburgim për pesë të arrestuarit për terrorizëm

Kronikë e zezë

Paraburgim për pesë të arrestuarit për terrorizëm

Më: 16 maj 2023 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve E.B, L.B, B.V, A.S dhe A.H.

Ata moren masen paraburgim për shkak të veprave penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Gjyqtari i Procedurës Paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës  për caktimin e masës së paraburgimit  kundër të pandehurve e ka aprovuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji, për secilin.

Gjykata Themelore në Prishtinë bën të ditur se kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat