Policia kufitare parandalon kontrabandimin e migrantëve, arrestohet një shtetas i Serbisë

Kronikë e zezë

Policia kufitare parandalon kontrabandimin e migrantëve, arrestohet një shtetas i Serbisë

Më: 16 maj 2023 Në ora: 18:44
Foto ilustrim

Mesditën e së martës, në stacionin policor kufitar (SPK) në Vermicë, nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës ka hyrë një kamion me targa të huaja të cilin e drejtonte shtetasi serb me iniciale (S.H.), viti i lindjes 1980.

Gjatë procesit të regjistrimit dhe kontrollit të hollësishëm të kamionit në vijën e dytë, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë hasur në rimorkio në brendësi, katër persona shtetas të huaj.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, personat shtetas të huaj janë trajtuar sipas ligjit për të huajt, përderisa personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në menaxhimin dhe kontrollin efikas të kufirit shtetëror dhe parandalimin e veprave penale dhe kontrabandës në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat