Dyshime për mashtrim dhe keqpërdorim të pozitës, bastisen 12 lokacione

Kronikë e zezë

Dyshime për mashtrim dhe keqpërdorim të pozitës, bastisen 12 lokacione

Më: 17 maj 2023 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bastisur 12 lokacione të ndryshme, pasi pronarët e tyre dyshohet të kenë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe të jenë përfshirë në mashtrim dhe lidhje të kontratës të dëmshme.

Kjo është bërë e ditur nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

“Prokuroria Speciale njofton se kontrolli është realizuar në pronat e të dyshuarave H.H, V.M, D.K, L.M, XH.L, A.J, G.SH, B.P, A.M, B.B dhe D.B. të cilët në cilësinë e personave zyrtar, dyshohet se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së; “Lidhja e kontratës së dëmshme” nga neni 285 i KPRK-së; dhe “Mashtrimi” nga neni 323 i KPRK-së”, është bërë e ditur në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Sipas Prokurorisë, gjatë bastisjes janë sekuestruar prova materiale të cilat përfshijnë edhe 17 dosje.

“Gjithashtu, ekziston dyshimi i arsyeshëm se është keqpërdor detyra zyrtare, nga zyrtarët e përfshirë në këtë proces, nga faktet se si janë zhvilluar procedurat e përshpejtuara për ndërtimin e katër objekteve afariste dhe banesore, vlera e të cilave kalon njëqindenjëzet milion (120.000.000) euro”, ka bërë të ditur Prokuroria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat