Kontrolle të shumta të Policisë, i riu kapet në flagrancë me drogë e armë në fshatin Koliq

Kronikë e zezë

Kontrolle të shumta të Policisë, i riu kapet në flagrancë me drogë e armë në fshatin Koliq

Më: 17 maj 2023 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Konsumimi i drogës dhe mbajtja e armëve pa leje është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet dhe po prek në veçanti të rinjtë, duke e dëmtuar shëndetin e tyre dhe cenuar sigurinë e qytetarëve. Raste të tilla zbulohen pothuajse çdo ditë në të gjitha qytetet në Kosovë.

Një rast i tillë është zbuluar së fundmi në fshatin Koliq në Prishtinë, Ku Policia ka ndaluar një person, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se te i dyshuari, i cili ndodhej në veturën e tij, pas kontrollit, zyrtarët policorë ia kanë gjetur një sasi me substancë narkotike, të llojit marihuanë. Sinjali mëson se përveç drogës, të dyshuarit i është gjetur edhe një armë e municion, që i posedonte pa leje.

Qesja me marihuanë dhe provat e tjera janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me veprat me të cilat ngarkohet.

Pas përfundimit të proceduarve policore, Prokurori ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij për veprën penale “Posedim i paautorizuar substancave narkotike, psikotrope ose analoge” dhe për “Armëmbajtje pa leje”.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat