Vjedhje e rëndë në Graçanicë: Hajnat futen me forcë në një garazh dhe vjedhin pajisje pune

Kronikë e zezë

Vjedhje e rëndë në Graçanicë: Hajnat futen me forcë në një garazh dhe vjedhin pajisje pune

Më: 17 maj 2023 Në ora: 16:48
Ilustrim

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje.

Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në një shtëpi në Graçanicë, ku një person ka arritur të kryejë vjedhje.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se vjedhja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme dhe është denoncuar nga pronari i shtëpisë, i cili ka raportuar se dikush ka vjedhur disa pajisje pune nga garazhi, derisa familja ka qenë në gjumë.

Bazuar në dëshminë e tij, të dhënë para hetuesve, i dyshuari ka depërtuar brenda me forcë, duke thyer derën, me ç’rast kanë marrë pajisje në vlerë të qindra eurove dhe janë larguar pa lënë ndonjë gjurmë.

Si rezultat i denoncimit të rastit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave dhe në identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat