Përdori targa të një automjeti tjetër, shoferi dënohet me 500 euro

Kronikë e zezë

Përdori targa të një automjeti tjetër, shoferi dënohet me 500 euro

Më: 17 maj 2023 Në ora: 20:44
Foto ilustrim

Njësia për kontroll të autostradave ka ndalur një shofer që po drejtonte një furgon me targa që nuk i përkisnin këtij automjeti.

Policia njofton se shoferi është gjobitur me 500 euro, derisa targat janë konfiskuar dhe automjeti është larguar nga trafiku.

Rasti ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën Prishtinë-Pejë, në segmentin në Korroticë.

“Njësia për Kontroll të Autostradave gjatë kontrollit në trafik ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me targa të regjistrimit të cilat nuk i takojnë atij mjeti, i njëjti është gjobitur me 500€, targat janë konfiskuar ndërsa mjeti është larguar nga trafiku”, bëhet e ditur në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat