Prizrenasi grushton gruan 19-vjeçare, shkak mospajtimet me familjen e saj

Kronikë e zezë

Prizrenasi grushton gruan 19-vjeçare, shkak mospajtimet me familjen e saj

Më: 17 maj 2023 Në ora: 21:17

Rastet e dhunës në familje janë vazhdimisht në rritje, pasi që çdo ditë në të gjitha rajonet e Kosovës denoncohen dhjetëra raste të dhunës, ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat të cilat dhunohen në forma të ndryshme kryesisht nga bashkëshortët, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Në Polici kanë përfunduar mbrëmë edhe një fshati Lubeqevë i Prizrenit, pasi gruaja 19-vjeçare e ka denoncuar bashkëshortin e saj 20-vjeçar për dhunën fizike e psikike që ka ushtruar ndaj saj.

Viktima ka raportuar se burri i saj pas mosmarrëveshjeve me familjen e saj, e ka sulmuar atë me grushte, duke i shkaktuar frikë e shqetësim, për çka u detyrua të kërkojë ndihmën e Policisë.

Si rezultat i raportimit të rastit, Policia e ka arrestuar të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor, ku u intervistua lidhur me veprën me të cilën ngarkohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje dhe ndaj tij të iniciohet rasti për “Dhunë në familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat