Arrestohet një person, sekuestrohen drogë dhe para në Prishtinë

Kronikë e zezë

Arrestohet një person, sekuestrohen drogë dhe para në Prishtinë

Më: 17 maj 2023 Në ora: 22:34
Sendet e sekuestruara

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën në rrugën “UÇK” në Prishtinë nën dyshimin për posedim të substancave narkotike kanë ndaluar një automjet të tipit Audi me targa të RKS-së, të cilin e drejtonte i dyshuari me iniciale (B.S.).

Siç ka njoftuar Policia, gjatë kontrollimit në veturën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar shtatë paketime të vogla me peshë rreth katër gram, e dyshuar si substancë narkotike e llojit kokainë.

“Në vazhdën e angazhimeve policore antidroga e PK-së në konsultim me prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, kanë realizuar një operacion kontrolli edhe në shtëpinë dhe banesën e personit të dyshuar në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Gjatë operacionit të kontrollit në banesën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar provat materiale si: Substanca narkotike e dyshuar se është kokainë, e ndarë në disa pjesë, me peshë të përbashkët rreth 570 gram, me vlerë tregu vendor rreth 57 mijë euro.

“Tri (3) peshore digjitale, Njëmijë (1000) Euro, para kesh, 18 Dollar amerikan, 160 Franga zvicerane, 20 Funta angleze, 20 dinar serb, Dy (2) telefona dhe Një (1) Automjet e tipit Audi”, thuhet tutje në listën e provave nga ana e policisë.

Marrja e provave dhe procedurat tjera janë kryer nga njësia e Forenzikes. Me vendim të prokurorisë i dyshuari ndalohet në mbajtje për vazhdimin e hetimeve të mëtutjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat