Burri në Gjilan e rrahu gruan shtatzënë, më pas i kërkoi të shkojë të familja e saj

Kronikë e zezë

Burri në Gjilan e rrahu gruan shtatzënë, më pas i kërkoi të shkojë të familja e saj

Më: 18 maj 2023 Në ora: 09:45
Gjilan

Një person në Gjilan dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas i ka kërkuar të shkojë të familja e saj.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

“Gjilan 17.05.2023 – 17:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër  kosovare, pasta i dyshuari ka kërkuar që viktima të shkojë te familja e vajzërisë. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor pasi që e njëjta edhe është shtatzënë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat